Në vitin 2006, Dr. Besim Morina, përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës , ku më pas vazhdoi Specializimin për Mjekësine Interne dhe Pulmologjinë në QKUK. Poashtu, Dr. Besimi është në përfundim studimeve të Doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës
Dr. Besim është ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë në UP që nga viti 2007, dhe poashtu ai është Specialist i Mjekësisë Interne dhe Pulmologjisë në QKUK. Dr. Besimi njihet për punën e tij të palodhshme, si Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Pulmologëvetë Kosovës.
Gjatë periudhës 2015 – 2019, Dr. Besimi ishte pjesëmarrës i shumë seminareve dhe konferencave mjekësore ndërkombetare, duke përfshire Seminarin në Mjekësi Interne dhe në Pulmologji të organizuar nga Fondacioni Salzburg të Fondacionit Amerikano – Austriak dhe Universiteti të Kolumbias në SHBA. Në keto seminare ai jo vetëm qe ishte pjesëmarres, mirëpo prezantimet mjekësore të Dr. Besimit u njohën si më të vlerësuarat dhe me një cilesi të shkëlqyer.
Dr. Besimi me përkushtimin e tij më të madh përkujdeset që cdo pacient të jetë i informuar për cdo problem që mund të jetë prezent, mirëpo edhe për mënyrat se si mund të parandalohen këto probleme.
Komunikimi i tij i drejtëpërdrejtë me pacientët bën që të gjithë të ndihen më të sigurt në momentet kur kanë nevojë për ndihmë nga Dr. Besimi.
Me gamën e njohurive, shërbimeve dhe trajtimeve mjekësore dhe me cilësinë më te lartë, Dr. Besim Morina ua siguron kujdesin për të gjithë ju.