Duhani
Pirja e duhanit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes së parakohshme në botë. Ajo është shkak i një numri të madh të sëmundjeve, të sistemit respirator parësisht, si dhe sistemeve te organeve tjera si ato zemrës e enëve të gjakut, të laringut, lukthit etj. Duhanpirja poashtu është shkaktari i drejtëpërdrejtë edhe i kancerit të mushkërive, që është edhe kanceri me vdekjeprurës në Kosovë. Njëra prej semundjeve me te shpeshta te frymemarrjes per te cilen shume paciente te moshes se mesme dhe te shtyer kerkojne ndihme mjekesore,Bronkiti kronik, shkaktohet nga duhanpirja. Ai karakterizohet me nje kolle kronike, kelbaze e shpesh edhe veshtiresi ne frymemarrje e lodhje. Në vendin tonë kjo paraqet një prej shkaktareve kryesore edhe të shtrimit në spital.
Pas një rënie të trendit të duhanpirjes, për fat të keq e kemi vërejtur një ringritje e numrit të përdoruesve të duhanit dhe produkteve të tij (përfshirë cigaret elektronike e shishat) sidomos nga moshat e reja. Kjo është shqetësuese, pasi potencialisht nëse fillohet me pirjen e duhanit që në moshe të re, kohëzgjatja e duhanpirjes e me këtë edhe rreziku nga sëmundjet dhe humbja e funksionit mushkëror është më i madh.
E pikërisht për po të njëjtën arsye, rekomandohet që të parandalohet fillimi i përdorimit të duhanit e produkteve të tij, apo ndërprerja sa më herët e duhanpirjes, pasi sipas tij edhe edhe përfitimimet janë më të mëdha.