BRONKITI, ASTMA E ALERGJITË E FRYMËMARRJES

Astma dhe bronkiti janë sëmundje afatgjata që karakterizohen me pezmatim dhe ngushtim të rrugëve të ajrit, me ҫrast vështirësohet marrja dhe nxjerrja e frymës nga mushkëritë.
I prek të gjitha moshat, edhe pse më shpesh fillon në fëmijëri, por ajo për herë të parë mund të paraqitet edhe te të rriturit.

Simptomet kryesore të astmës janë: fishkëllimat gjatë frymëmarrjes, frymëzënia (ndjesia e mosngopjes me ajër), shtërngimi i gjoksit dhe kolla e gjatë.

Astma dhe bronkiti zakonisht trajtohet përmes marrjes së barnave përmes frymëmarrjes në formë të inhalimit me nebulizator (aparat të inhalimit), sprej apo pompa inhalatore.
Në disa raste të rënda kërkohet të përdoren edhe barnat në formë të tabletave apo ampullave.
Në rast kur shkak i astmës është alergjia atëherë japim barna edhe kundër alergjisë (në formë të tabletave).

Simptomet e astmës zakonisht mund të kontrollohen me trajtim adekuat. Shumica e personave me astmë zhvillojnë jetë normale dhe aktive, megjithëatë disa persona me astmë të rëndë mund të kenë probleme të vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *